Policia sekuestron 480 kg duhan të përpunuar

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 19:30
Policia sekuestron 480 kg duhan të përpunuar

Policia sot në orën 11:25 në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:

““Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej  90 kg, ”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg, ”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg dhe ”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg”, njofton policia.

Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej  960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar, njofton policia.

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.


(Kosova Sot Online)