Vazhdon prezenca e manganit në liqenin e Badocit, IKSHPK: Nuk ka vend për panik

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 15:23
Vazhdon prezenca e manganit në liqenin e Badocit, IKSHPK: Nuk ka vend për panik

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ka prezencë të vazhdueshme të manganit në ujin e liqenit të Badocit, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

IKSHPK-ja ka thënë që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)