E rëndë: Vdes foshnja që u gjet e braktisur në bodrum dje në Tiranë

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 13:08
E rëndë: Vdes foshnja që u gjet e braktisur në bodrum dje në Tiranë

Foshnja e porsalindur, që u gjet i braktisur dje në një bodrum në zonën e Yzberishtit, në Tiranë ndërroi jetë sot paradite në Maternitetin “Koço Gliozheni”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në facebook nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Balla ka treguar se Policia e ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi foshnjën.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”.

(Kosova Sot Online)