Raportohet për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 18:45
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në këtë vend të Kosovës

Sot në orën 02:00 të mëngjesit, në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës është shtënë me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Kështu tha Florie Ahmeti – zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)