Nga sot të gjithë shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 08:23
Nga sot të gjithë shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

(Kosova Sot Online)