Hamiti: Liburn Aliu një orë e më parë do të duhej të shkarkohej, ky njeri s’duhet të jetë ministër i Kosovës

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 13:36
Hamiti: Liburn Aliu një orë e më parë do të duhej të shkarkohej, ky njeri s’duhet të jetë ministër i Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hamiti ka thënë se për shkak të deklaratave të tij ndaj Republikës së Kosovës, Aliu nuk duhet të jetë më ministër në Qeverinë Kurti.

“Ky njeri s’duhet të jetë ministër i Kosovës! Një orë e më parë do të duhej shkarkohej prej një kryeministri të përgjegjshëm, po ta kishte një të tillë vendi ynë. Nuk e ka, për fat të keq!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)