Kurti flet në telefon me Kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësimin në Këshill të Evropës

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 13:43
Kurti flet në telefon me Kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësimin në Këshill të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka ka treguar se i ka shprehur mirënjohjen Scholz për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga ai që Gjermani të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancerlarin Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermani do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në “X”.

(Kosova Sot Online)