Lexoni edhe:
Edhe Behgjet Pacolli në pistën e hetimit për rastin makabër të vrasjes së Liridona Ademajt
Raportohet se natën e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë, para vrasjes, Naim Murseli me bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn kanë darkuar bashkë me dy fëmijët në një restorant në Graçanicë, transmeton "Kosova Sot Online".
Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta.
Derisa thuhet se Granit Plava ishte parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.
Para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.
Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.
Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.
(Kosova Sot Online )