Edhe Behgjet Pacolli në pistën e hetimit për rastin makabër të vrasjes së Liridona Ademajt

Edhe Behgjet Pacolli në pistën e hetimit për rastin makabër të vrasjes së Liridona Ademajt
Edhe Behgjet Pacolli në pistën e hetimit për rastin makabër të vrasjes së Liridona Ademajt

Gani Qarri

  • 04 December 2023 - 11:43

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kjo edhe për faktin se tani më Murseli në Kosovë, është bërë edhe publikisht i njohur si ish-këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit dhe pjesë me rëndësi e stafit të kreut të të ashtuquajturës “Aleanca Kosova e Re”.  Madje në Facebook, Murseli ka reklamuar vazhdimisht udhëtimet luksoze i shoqëruar dhe pothuajse gjithmonë në prani, të Behgjet Pacollit, si dhe jetesën përrallore që ka bërë ai, jo vetëm në Suedi por edhe Kosovë, si dhe udhëtimet e ndryshme, gati gjithmonë bashkë me Pacollin. Sipas të dhënave, Murseli thuhet se nga viti 2011, ka punuar në Suedi si shitës e agjent i shitjes në kompani të ndryshme suedeze dhe aty kanë filluar lidhjet e tij me Behgjet Pacollin, i cili madje figuron edhe si themelues i një kompanie mediale, që është marrë me marketing në Suedi.

 -Vrasja makabre e dhembshme deri në zhgënjim e Liridona Ademajt, bëhet edhe më e rëndë, e cila shkon deri në pa durueshmëri, veçanërisht kur kupton, siç raportohet edhe në media, se një akt i tillë kaq i rëndë, është krye edhe me porosi, nga vet bashkëshorti kriminel i saj Naim Murseli.

 Athua vallë dinte shumë sekrete Liridona Ademaj, mbi njerëz e biznese të paligjshme, për të cilat, ajo duhej të heshte përgjithmonë dhe ti merrte me vete në atë botë, e të mos fliste me askënd, kurrë për to, dhe vetëm kështu do të mund të arsyetohej edhe burri i saj monstrum, se bëri të gjitha ato që i thanë, por akti makabër, u zbulua dhe nuk shkoi çdo gjë, ashtu,siç ishte parashikuar?! Këtu mund të jenë në pyetje shumë krime dhe të përzier edhe persona të dyshimtë, përndryshe ky akt kaq i tmerrshëm tragjik, përveç i dhembshëm e mizor, bëhet edhe shumë i neveritshëm, kur lexon se një nostrum kaq pervers, përveç fotografimeve me shumë figura biznesore e politike, paska qenë hiq më pak se edhe ish-këshilltar i vet ish presidentit të shtetit të Kosovës, Behgjet Pacollit, lajm që ka tronditur, jashtë përmasave të normales, mbar opinionin publik jo vetëm në Kosovë por gjithandej botës, kudo jetojnë shqiptarët dhe më gjerë, veçanërisht shtetin Suedez, shtetase e të cilit ishte viktima. Lajm i trishtueshëm, e akt i faqes më të zezë, që ka mundur të ndodhte dhe merrej me mend ndonjëherë, kur sheh se si, mu në ditën e varrimit të viktimës, zbulohet që paguesi flagrant e porosi dhënësi kriminel i vrasjes dhe ai që kishte përgatitur banderolat mortore me shkrime sikur e kujtonte me dhembje e pikëllim viktimën e tij, Liridona Ademajn, në fakt ishte vet krimineli që ka përgatitur me aq gjakftohtësi vrasjen e saj, gjë që e bënë këtë akt edhe më të rëndë e abuzues.

Në fakt fal aftësive profesionale dhe hetuesve brilant të Policisë së Kosovës, vetëm pak kohë pas rastit të përgjakshëm, u arrestuan autorët e dyshuar të krimit makaber në fjalë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e planifikuar të Liridona Ademajt. Murseli i cili ishte edhe bashkëshorti i të ndjerës, ka pranuar se kishte porositur vet vrasjen e të shoqes, kurse ekzekutimin e saj, e kreu në sytë e fëmijëve, krimineli Granit Plava, i paguar nga Naim Murseli me 30 mijë euro, të cilët raportohet se edhe para hetuesve, që të dy e kanë pranuar krimin e kryer me marrëveshjen paraprake dypalëshe. Ndërkohë, i arrestuari i tretë, Kushtrim Kokalla, sipas raportimeve, ka mohuar të ketë lidhje me rastin, por duke qenë se u vërtetua që Murseli ishte krahu i djathtë e Behgjet Pacollit në rrugëtimin e tij, në politikë por edhe në biznes tash e plotë 5 vite me radhë, për të sqaruar plotësisht dyshimet e thella të këtij rasti kaq misterioz kriminal, hetimet duhet zgjeruar dhe përfshirë në procesin e hetimit edhe vetë shefin e deridjeshëm të Naim Murselit dhe kreun e AKR-s Behgjet Pacollin, qoftë ai edhe fare i pafajshëm, vetëm për lidhjet e tyre afatgjata. Kjo edhe për faktin se tanimë Murseli në Kosovë, është bërë edhe publikisht i njohur si ish-këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit dhe pjesë me rëndësi e stafit të kreut të të ashtuquajturës “Aleanca Kosova e Re”. 

Madje në Facebook, Murseli ka reklamuar vazhdimisht udhëtimet luksoze i shoqëruar dhe pothuajse gjithmonë në prani,të Behgjet Pacollit, si dhe jetesën përrallore që ka bërë ai, jo vetëm në Suedi por edhe Kosovë, si dhe udhëtimet e ndryshme, gati gjithmonë bashkë me Pacollin. 

Sipas të dhënave, Murseli thuhet se nga viti 2011, ka punuar në Suedi si shitës e agjent i shitjes në kompani të ndryshme suedeze dhe aty kanë filluar lidhjet e tij me Behgjet Pacollin, i cili madje figuron edhe si themelues i një kompanie mediale, që është marrë me marketing në Suedi.

Ndërkohë shkaku i vërtetë se përse Murseli pagoi për vrasjen e gruas së tij, me të cilën kishte edhe dy fëmijë, ende nuk dihet, por gjithsesi shpresojmë që Prokuroria e Kosovës duhet dhe do të tregojë guximin e nevojshëm që për shkuar deri në fund këtij rasti të tmerrshëm, nuk do ta ta kursejë askënd dhe mos ta anashkalojë asnjë pistë të mundshme të ndikimit në këtë krim monstruoz sepse vërtetë do të ishte absurd, vetëm të paramendohet, e lëre më edhe të besohet që të mos ketë interferuar në jetën e tij private edhe roli i atyre që ky bashkëpunonte me ta. Në fakt Naim Murseli dhe Liridona Ademaj që u vra pabesisht me 29 nëntor, kishin aplikuar për divorc qysh në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog prandaj edhe mund të dyshohet, që divorcin ta kenë penguar edhe ata me të cilët shihet në fotografi dhe bashkëpunonte Murseli, nga frika se divorci i Liridona Ademajt me Naim Murselin do të mundë të zbulonte dhe nxirrte në pah të gjitha punët e pista dhe kanalet e bizneseve të zeza, që ata mund të kenë zhvilluar, personalisht dhe në grupe, për shpëlarjen e parave të dyshimta, gjithandej nëpër botë.

Prandaj ky rast, duket të jetë, një test nga më të mëdhenjtë me të cilin duhet të dëshmohet drejtësia e Kosovës për ta zbuluar deri në fund krejt skemën kriminale të këtij krimi monstruoz, sepse asnjë njeri normal, qoftë edhe nën afektin momental, nuk do të kryente vrasjen e gruas dhe lejonte likuidimin e nënës së fëmijëve të vet, para syve të tyre, duke u larguar nga vendi i krimit, në mënyrë aq gjakftohtë dhe pa shprehjen e asnjë ndjesie njerëzore.

Një akt të tillë makaber, duke larguar vetëm fëmijët nga vetura dhe lënë gruan të vritej, në mënyrë aq të ulët, ka mundur ta bënte vetëm një burracak gjakprishur, dhe njeri nën efektin e drogës, apo çmendurisë për para, i cili me plan të paramenduar duket ta ketë përgatitur edhe skenarin se si ta likuidonte viktimën e pafajshme, bashkëshorten e deridjeshme të jetës dhe nënën e fëmijëve të vet. Kjo uverturë kaq e rëndë, krijon dyshime se mbase jo rastësisht, apo edhe me porosi nga bashkëpunëtorët, nuk është quar deri në fund, as kërkesa për divorc gjyqësor e deponuar, qysh në janar të vitit 2019, në mënyrë që ajo të heshte përgjithmonë, duke u bërë likuidimi fizik i saj. 

 Ndryshe, sipas një dokumenti zyrtar të nënshkruar, në janar të vitit 2017 nga Begjet Pacolli, i cili atëbotë mbante pozitën e Ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Naim Murseli është emëruar Këshilltar i Begjet Pacollit, dhe prej asaj kohe e deri në ditën kritike të krimit që ka ndodhur, ai ka qenë njeriu kryesor që e ka shoqëruar Pacollin brenda dhe jashtë vendit, madje edhe duke qëndruar për javë e muaj të tërë i ndarë nga familja e tij e ngushtë.  Lind pyetja, çfarë i lidhte kaq shumë këta dy, dhe a është i mjaftueshëm ky element edhe për prokurorinë që pista e hetimit të këtij krim makabër, të shtrihet edhe në dyshimet biznesore, për shpëlarjen e parave të pista dhe me shumë kujdes e profesionalizëm, të hetohet pa asnjë lloj frike edhe interferimi i shefave të tij, qoftë Pacolli apo kushdo tjetër, që mundë të ketë, hile në këtë krim, për ti mbuluar veprimet kriminale të pasurimeve të paligjshme dhe lidhjet e fuqishme ndërkombëtare me rrjetet mafioze dhe të gjitha llojet e mundshme të krimit. 

Fakti se skenari i likuidimit te Liridona Ademajt, ka qenë i paramenduar dhe përgatitur në mënyrë profesionale edhe për të përfituar pas vdekjes së saj , flet pamohueshëm edhe e dhëna faktike, se Naim Murseli, pak kohë më parë, kishte paguar sigurimin e saj jetësor në një kompani të fuqishme ndërkombëtare të sigurimeve, për rreth një milion Euro, në mënyrë që në rast të humbjes së jetës "aksidentale", pra edhe mënyrës se si i ishte papërgatitur asaj vdekja, kompania në fjalë do ta kompensonte të siguruarin me hiq më pak, se 20 milion euro!  Pra edhe kontrata e sigurimit me shuma të tilla, ishte dhe jo vetëm tingëllon ashtu, por faktikisht edhe krijon dyshime të forta, që ishte e paramenduar, se një ditë do të vinte pikërisht ky likuidim i paramenduar kriminal, i cili tashmë, përveçse ka ndodhur, dihet mirëfilli se edhe kush do të përfitonte nga një krim i tillë monstruoz. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".