Vdes aktori i njohur Mirush Kabashi

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 08:19
Vdes aktori i njohur Mirush Kabashi

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktori i njohur, Mirush Kabashi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova.

(Kosova Sot Online)