Vdes këmbësori që u godit nga një veturë para dy ditësh në Bresje të Fushë Kosovës

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 08:35
Vdes këmbësori që u godit nga një veturë para dy ditësh në Bresje të Fushë Kosovës

Ka vdekur në QKUK një burrë që ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka njoftua se rasti është në hetime.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 10.12.2023 – 17:42. Lidhur me rastin raportohet se me 11.12.2023 viktima mashkull kosovar/këmbësor, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)