Grabitje e armatosur në Lipjan

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 09:01
Grabitje e armatosur në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 11.12.2023 – 02:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes me armë i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)