Djali i Haxhi Shalës: Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë, ne jemi të bindur për pafajësinë e tij

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 14:17
Djali i Haxhi Shalës: Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë, ne jemi të bindur për pafajësinë e tij

Flakron Shala, djali i Haxhi Shalës ka reaguar për arrestimin e babait të tij nga Gjykata Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Flakroni ka shkruar se ka marrë informacione se babai i tij është transferuar sot në Hagë.

Tutje, Shala ka shkruar se se nuk kanë informacione dhe arsyet se pse ai po transferohet në Hagë.

Tutje ai thotë se familja janë të bindur në pafajësinë e tij, pasi sipas tyre gjykata është e njëanshme.

“Përshëndetje të gjithëve. Prej ditës së djeshme dhe sot kemi marrë shumë telefonata për gjendjen e babit nga media dhe nga miqtë e babit. Kërkoj falje që nuk e hapa telefonin pasi ne si familje kemi qenë në një situatë që nuk kishim asnjë informacion që nga intervista e prindërit. Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin,e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojten vendin dhe të drejtat e tyre për liri. Me respekt, Familja Shala”, ka shkruar djali i Haxhi Shalës në Facebook.

(Kosova Sot Online)