Qeveria e Kosovës iu ndan shtesa fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 11:23
Qeveria e Kosovës  iu ndan shtesa fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë njoftoi se fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit, tha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qeveria pritet ta miratojë sot këtë vendim.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha Kurti.

Ai tha se po planifikojnë “që kjo skemë të kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatuimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues”.

“Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)