Murati ka një sqarim të rëndësishëm për prindërit rreth shtesave për fëmijët

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 13:01
Murati ka një sqarim të rëndësishëm për prindërit rreth shtesave për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar të gjithë prindërit se shtesa prej 100 euro do të ndahet vetëm një herë në vit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërkaq, ai tha se shtesat prej 20 euro për fëmijët deri në 2 vjet dhe 10 euro për ata deri në 16 vjet do të jepen çdo muaj.

“Shtesat e fëmijëve pra vazhdohen të merren për çdo muaj, e kjo është çdo vit në fundvit dhe ideja apo synimi që duam ta arrijmë me këtë shtesë kur është dizajnuar ka qenë në një farë formë rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për gjithë fëmijët e vendit”, ka thënë Murati.

(Kosova Sot Online)