Edi Rama: Është koha që Serbia të përballet me vetveten

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 14:43
Edi Rama: Është koha që Serbia të përballet me vetveten

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që u ndërmorën ndaj Kosovës, teksa theksoi që Serbia duhet të fokusohet tek e ardhmja europiane, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Rama shtoi se Serbia duhet të përallet me veteveten e saj.

“Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)