Gjendet një person i vdekur poshtë urës së Lanës

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 15:32
Gjendet një person i vdekur poshtë urës së Lanës

Një trup i pajetë është gjetur sot në Tiranë, poshtë urës së Lanës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar për identifikimin e trupit të pajetë.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)