Një burrë gjendet i vdekur në pyll në Moqare të Kamenicës

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 10:46
Një burrë gjendet i vdekur në pyll në Moqare të Kamenicës

Një burrë është gjetur i vdekur dje në një pyll në fshatin Moqare të Poshtme në Kamenicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Fsh. Moqare e Poshtme, Kamenicë 22.12.2023 – 16:00. Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull serb, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)