Ndërron jetë Ambasadori Kornblum i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të SHBA-së në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 15:33
Ndërron jetë Ambasadori Kornblum i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të SHBA-së në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se ka ndërruar jetë ambasadori amerikan John Kornblum, i cili kishte bërë hapjen e parë të zyrës së SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996, vendim ky historik në një moment historik në mbështetjen amerikane për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kornblum.

“Me pikëllim dëgjuam për ndarjen nga jeta të ambasadorit John C. Kornblum, një gjigant i vërtetë në historinë diplomatike.

Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Hapja historike e zyrës së parë diplomatike të SHBA-së në Kosovë nga Ambasadorja Kornblum më 5 qershor 1996, shënoi një moment historik në mbështetjen e palëkundur amerikane për kauzën tonë.

Përkushtimi i tij i palodhshëm për lirinë, demokracinë dhe marrëdhëniet transatlantike, i shtrirë mbi 40 vjet, përfaqëson një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë.

U prefsh në paqe, ambasador Kornblum!”, ka shkruar Ambasada.

(Kosova Sot Online)