Vdes 18 vjeçari: Nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 10:57
Vdes 18 vjeçari: Nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati

Një 18 vjeçar është gjetur i vdekur në trotuar në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”,- njofton policia.

(Kosova Sot Online)