Xhavit Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 07:51
Xhavit Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, prcjell “Kosova Sot Online”.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”.

“Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së.

(Kosova Sot Online)