Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj në Kosovë

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 10:43
Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj në Kosovë

Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.

(Kosova Sot Online)