Katër komunave në Veri i merren gati 12 milionë euro për t’ia paguar KOSTT’it një pjesë të borxhit për rrymën, Murati: Borxhi duhet paguar

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 15:35
Katër komunave në Veri i merren gati 12 milionë euro për t’ia paguar KOSTT’it një pjesë të borxhit për rrymën, Murati: Borxhi duhet paguar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se energjia elektrike e shpenzuar është borxh dhe se borxhi duhet paguar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati tregoi se do të merret buxheri i katër komunave në Veri dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT’it.

Ai ka thënë se 11 milionë e 880 mijë e 246 euro do të merren nga Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veruit dhe dhe Zveçanit dhe do t’i transferohen KOSTT’it për ta paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar.

(Kosova Sot Online)