Liberalizimi i vizave, Rama: Ky vit nis i mbarë për Kosovën, gëzuar Kosovë

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 09:04
Liberalizimi i vizave, Rama: Ky vit nis i mbarë për Kosovën, gëzuar Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave, përcjell "Kosova Sot Online".

Rama ka shkruar se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

Tutje, Rama i ka uruar shëndet të gjithë shqiptarëve.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

(Kosova Sot Online)