Sulmohet fizikisht një grua në Graçanicë

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 11:37
Sulmohet fizikisht një grua në Graçanicë

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua në Graçanicë, përcjell "Kosova Sot Online".
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)