E mori pasaportën e Kosovës më 2008, turku i njohur në Turqi i gëzohet heqjes së vizave

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 12:39
E mori pasaportën e Kosovës më 2008, turku i njohur në Turqi i gëzohet heqjes së vizave

Fatih Koparan, një figurë e njohur e internetit në Turqi, është ‘shpërblyer’ pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën pasi ishte pajisur me pasaportë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 2008, përcjell "Kosova Sot Online"

Koparan ishte pajisur me pasaportë të Kosovës duke përdorur origjinën e tij familjare nga Kosova.

Gati 16 vite pasi ishte pajisur me pasaportë, edhe ai e ka festuar heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

“Kur Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008, unë shkova, aplikova dhe e mora pasaportën. Ata bënin shaka atëherë”, shkroi Koparan në një reagim në platformën sociale ‘X’ të dielën.

(Kosova Sot Online)