Sveçla me polici viziton brezin kufitar përgjatë Liqenit të Ujmanit

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 15:55
Sveçla me polici viziton brezin kufitar përgjatë Liqenit të Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Departamentit të Kufirit, Fehmi Xhata, sot kanë vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës është në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë është duke i mbrojtur kufijtë.

Ministri Sveçla ka shkruar së se bashku me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduan për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

(Kosova Sot Online)