Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e 90-ta

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 11:48
Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e 90-ta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot pasi ditë më parë politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Sabduloviq u rrah brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

Haxhiu ka shkruar se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

Tutje, Haxhiu ka shkruar se komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)