Ja pse IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 19:25
Ja pse IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë

Thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur, u ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, shkruan IKSHPK.

Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

(Kosova Sot Online)