Deçan: Arrestohet një burrë pasi rrahu bashkëshortn e tij, në shtëpi i gjenden armë e 44 fishekë

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 09:29
Deçan: Arrestohet një burrë pasi rrahu bashkëshortn e tij, në shtëpi i gjenden armë e 44 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Deçan si të dyshuar për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 44 fishekë.

“ Deçan 05.01.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 44 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)