Mes tensionesh, serbët e RS në BeH me mesazh për ata të Kosovës: Kur vëllezërit na thërrasin, ne të parët do të përgjigjemi

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 08:32
Mes tensionesh, serbët e RS në BeH me mesazh për ata të Kosovës: Kur vëllezërit na thërrasin, ne të parët do të përgjigjemi

Ndërsa tensionet në Ballkan janë evidente, Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik ka mbledhur serbët e asaj pjese për të festuar “Ditën e Republikës Sërpska”.

Provokimet një natë para kësaj feste e në natën që u festua ishin të shumta.

Serbët nuk u ndalën së provokuari vetëm një natë para festimeve të kësaj dite që për liderët boshnjakë të BeH është antikushtetuese. Derisa po lëviznin me makina e furgon, me flamuj e muzikë ata qëlluan me armë nga një kolonë veturash që po kalonte pranë shtëpive të boshnjakëve të kthyer afër Srebrenicës.

Bëhet fjalë për të shtëna që ndodhën ndërsa automjetet po kalonin pranë shtëpive të të kthyerve boshnjakë në Potoçari afër Srebrenicës.

Por provokimet nuk mjaftuan me kaq. Serbët e Foçës mbrëmë gjatë festës që i mblodhi në qendër, çuan mesazhe edhe për serbët e Kosovës.

Kështu ata në Foça (Republika serbe, BeH) është publikuar një poster i madh.

Aty shihet harta e Kosovës dhe një mbishkrim që përmban një mesazh për serbët që jetojnë në Kosovë.  “Kur vëllezërit na thërrasin të parët do te jemi në hendek (të parët do të përgjigjemi)”, ishte porosia që i dërgua nga vendi ku është i mbushur me serbë.

(Kosova Sot Online)