Ambasada e Finlandës tregon se ku mund të informohen kosovarët që shkojnë për të punuar dhe jetuar atje

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 12:00
Ambasada e Finlandës tregon se ku mund të informohen kosovarët që shkojnë për të punuar dhe jetuar atje

Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Ëork Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë.

Njoftimi:

Aplikacioni Ëork Help Finland që mund të shkarkohet në IOS/Android ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.

Aplikacionin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Aplikacioni ofron informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. Aplikacioni gjithashtu ju ndihmon të gjeni palët kontakuese që mund të ju ndihmojnë nëse dyshoni që jeni keqtrajtuar/mashtruar nga punëdhënësi.

Shkarkoni falas aplikacionin në pajisjen tuaj elektronike.

(Kosova Sot Online)