Ndërron jetë veterani i UÇK-së

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 13:56
Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zija Humaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Humaj ishte nga fshati Baballoq i Deçanit dhe po ashtu ishte i burgosur politik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit, derisa funerali niset nga shtëpia e tij.

(Kosova Sot Online)