Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë - Ishte në veturë, e sulmojnë fizikisht dhe ia marrin 250 euro dhe telefonin

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 10:04
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë - Ishte në veturë, e sulmojnë fizikisht dhe ia marrin 250 euro dhe telefonin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin Henc të Fushë Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht një person, duke ia marrë 250 euro dhe një telefon.

Viktima ka marrur tretman mjekësor.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tre persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe thikës, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefon celular dhe 250€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)