Milivojeviq: Nuk e di kombësinë e vrasësve të Ivanoviqit, por e di që ishin nga raca njerëzore

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 12:35
Milivojeviq: Nuk e di kombësinë e vrasësve të Ivanoviqit, por e di që ishin nga raca njerëzore

“Nuk e di kombësinë e vrasësve të Oliver Ivanoviqit, por e di se ata nuk ishin nga raca serbe apo shqiptare, por nga raca njerëzore”, tha Srgjan Milivojeviq nga skena e vrasjes së liderit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, transmeton "Kosova sot Online ".

Oliver Ivanoviq u vra sot gjashtë vjet më parë. Dhe këtë 16 janar, miqtë e Ivanoviqit, bashkëluftëtarët, si dhe liderët e opozitës nga Beogradi u mblodhën në Mitrovicën e Kosovës, në vendin dhe kohën kur ai u vra, së bashku me një pjesë të familjes së tij. Në mesin e tyre është edhe Srgjan Milivojevi1, transmeton KoSSev.

Milivojeviq, përfaqësues i Koalicionit Serbi Kundër Dhunës, tha se jemi në një vend ku gjaku i pafajshëm i një njeriu të pafajshëm thërret për drejtësi.

Milivojeviq theksoi se Ivanoviq besonte në lirinë, demokracinë dhe drejtësinë, por se sot “ne jemi larg një shoqërie të lirë, demokratike”.

(Kosova Sot Online )