Për një muaj, mbi 225 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplan

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 15:53
Për një muaj, mbi 225 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplan

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovë [ASK], për transportin në Kosovë, tregojnë se vetëm në muajin nëntor 2023, numri i qytetarëve që udhëtuan me aeroplanë ishte mbi 225 mijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për një muaj, numri i udhëtarëve është rreth 14 për qind më i lartë që përdorën aeroplanin si mjet udhëtimi.

“Në muajin nëntor 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 713 ose 11,6% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 225 482 ose 13,9% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2022)”-thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)