Ja kur nis grumbullimi i nënshkrimeve për shkarkimin e Ilir Pecit

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 17:11
Ja kur nis grumbullimi i nënshkrimeve për shkarkimin e Ilir Pecit

Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që nesër të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Nënshkrimet ai ka treguar se do të fillojnë të mblidhen nesër nga ora 9 e mëngjesit.

Vuksanoviq  pretendon se kanë hasur në pengesa, por se përkundër kësaj kanë arritur të marrin dokumentacionin e nevojshëm.

(Kosova Sot Online)