Arrestohen tre persona në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 17:40
Arrestohen tre persona në këtë vend të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren të cilët dyshohet se në bashkëpunim me disa autoshkolla kanë lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët për patentë shoferë pa e bërë kontrollin mjekësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 I.G. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar), U.M., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dhe  L.B.., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme’.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren,  të cilët janë intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare/Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), e kanë trajtuar informatën ku dyshohet se, zyrtarë të një klinike mjekësore me seli në Prizren,  lëshojnë certifikata mjekësore për kandidatet të cilët paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor. Po ashtu, dyshohet se kjo klinikë bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e  kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët fare prezentë në Kosovë. Kjo informatë është trajtuar nga hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin Themelore Prizren, ku pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë mbledhur provat fillestare që vërtetojnë dyshimin e bazuar në lidhje me pretendimet (dyshimet)  e lart-cekura”, ka njoftuar policia.


(Kosova Sot Online)