Përparim Rama flet pas rënies së çatisë së objektit të komunës së Prishtinës

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 19:25
Përparim Rama flet pas rënies së çatisë së objektit të komunës së Prishtinës

Pas dëmtimit të një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Re si pasojë e erërave ku një vajzë ka mbetur e lënduar, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast.

”Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor”.

 “Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Rama të enjten.

(Kosova Sot Online)