Rama: Nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore nëpër QMF’të e Prishtinës

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 14:58
Rama: Nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore nëpër QMF’të e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama njoftoi se këto shërbime ata mund t’i marrin në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin FALAS shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)