Ajeti: Në Kosovë punë ka sa të duash

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 21:22
Ajeti: Në Kosovë punë ka sa të duash

Gazetarja Kaltrina Ajeti tha  se për shkak të afërsisë populli ynë sanksionohet pak nëpër puna, ndërsa jashtë vendit ajo tha se është krejt tjetër sistem, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajeti shtoi se në Kosovë ka puna të mira dhe tha se puna arrihet me përkushtim e diciplinë.“Kemi kriju idenë që në Kosovë nuk jetohet, pa e ditë në fakt qysh jetohet në vendet e tjera. Sepse një numër i konsiderueshëm i tyre, fatkeqësisht nuk kanë shkelë asnjëherë në një vend tjetër, ose kur kanë shkelë e kanë shfrytëzu për shopping apo me dreku diku, por jo me pa komplet jetën qysh jetohet. Në sa ora çohen me punu, cilat janë rregullat etj”.

“Cilat janë sanksionet në fund të fundit, sepse unë mendoj që ne jemi një nga popujt që pak sanksionohemi edhe nëpër punë. Tu qenë të afërt me njëri-tjetrin me një-dy vërejtje e kalojmë, ndërsa jashtë është krejt tjetër sistem”, tha Ajeti në Pressing.

“Unë mendoj që me shume diciplinë e përkushtim, mendoj që në Kosovë ka punë dhe ka puna të mira për njerëz”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)