Veprojnë me Kanun, axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë ia jep një muaj besë familjes së dorasit

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 12:42
Veprojnë me Kanun, axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë ia jep një muaj besë familjes së dorasit

Familja e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, kanë filluar të veprojnë me Kanun për këtë rast, përcjell “Kosova Sot Online”.

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar se axha i 18-vjeçarit i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

(Kosova Sot Online)