Igli Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 13:33
Igli Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim homologun nga Turqia, Hakan Fidan në vizitën e tij të parë si ministër i Jashtëm në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, Hasani ka falënderuar Turqinë për angazhimin e saj në njohjet për Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

“Dua të falënderojë Turqinë për angazhimin e saj në njohjen e Kosovës dhe në anëtarësimin e saj në organizata rajonale e globale”, tha Hasani.

Në këtë konferencë dy ministrat folën edhe për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Turiqisë, të cilat i vlerësuan si shumë të mira.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Aktualisht marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje. Sot ne zhvilluam takimin e dytë të grupit për dialog politik. Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me rritje kuptimplotë të bashkëpunimit dypalësh”, tha Hasani.

(Kosova Sot Online)