Ankohen zjarrfikësit: Ne e kemi pagën më të ulët

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 18:18
Ankohen zjarrfikësit: Ne e kemi pagën më të ulët

Zjarrfikësit janë ankuar se edhepse është ngritur koeficienti i pagave në 110 euro, ata kanë mbetur me pagën më të ulët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Muharrem Beka ka thënë se paga bazë e zjarrfikësit është 550 euro.

“Në raport me shërbimet e tjera, me policinë, korrektuesit, doganierët jemi më të ulët, kemi marr një përgjigje prej ministrisë gjoja jemi në nivel me policinë, por jo nuk jemi. Duke krahasuar me shërbimet e tjera, zjarrfikësit janë të paguar më së paku, tek shërbimet emergjente. Paga bazë e zjarrfikësit është 520 euro, tani me koeficientin 110 ngritët bëhet 550 euro”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)