Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 09:44
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES- Podujevë / 31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)