Posterat në veri kundër Radoiçiqit, Ramadani: Ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 13:34
Posterat në veri kundër Radoiçiqit, Ramadani: Ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, pas posterave të shpërndarë kundër ish-nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiqit tha se ekziston vullneti i serbëve të veriut për t’u liruar nga ajo parti, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka shkruar se Qeveria e Kosovës konstatoi përmes MPB-së se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist.

Ai tha se Lista serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360 mijë euro më 12 janar 2024.

Postimi i plotë:

“Thuaji JO organizatës terroriste (Listës Serbe)” dhe mos e financoni Listën Serbe!

Posterët e shpërndarë në disa hapësira në veri të Kosovës mund të nënkuptojnë që potencialisht ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Qeveria e Kosovës konstatoi - përmes MPB - se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist!

Ndërsa, kjo Listë Serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360.000 euro më 12 janar 2024.

Edhe më tutje, ky vendim i KQZsë (dmth shtetit) nuk u shfuqizua.

A thua si ndihen këta që i dhanë 360 mijë Listës Serbe?

Asnjë fjalë institucionet!

Çele gurin gojën!

(Kosova Sot Online)