Kearns - Hovenierit: A i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu tre policët e Kosovës?

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 11:08
Kearns - Hovenierit: A i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu tre policët e Kosovës?

Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns,  i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili mbrëmë lëshoi një deklaratë ku tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po i rrisin tensionet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ku është balancimi?”, pyeti Kearns.

“A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo”, shkroi ajo.

“Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, shtoi deputetja britanike në reagimin e saj në “X”.

(Kosova Sot Online)