Tentoi të vriste gruan me sëpatë, e cila po shkonte në gjykatë të divorcohej, arrestohet 39-vjeçari

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 15:09
Tentoi të vriste gruan me sëpatë, e cila po shkonte në gjykatë të divorcohej, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i cili përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë është arrestuar nga polciia e Dibrës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se gruaja po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes dhe dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti.

Në momentin që 39-vjeçari ka tentuar të godasë gruan dhe personin që e shoqëronte dëmtoi dyqanin e një shtetasi.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

(Kosova Sot Online)