"Rreth 10 pjesëtarë dhanë dorëheqje gjatë janarit nga policia"

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 15:26

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se afër 10 pjesëtarë e kanë lënë punën në Policinë e Kosovës gjatë janarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ata janë dorëhequr për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre për kushte më të mira.

Zeqiri ka lexuar para deputetëve arsyetimin e njërit nga policët e dorëhequr, që thotë:

“Unë zyrtari policor [emri-mbiemri] përmes këtij raporti paraqes kërkesë për dorëheqje nga ekipi reagues i policisë për arsye të mosplotësimit të kërkesës për shtesat e rrezikshmërisë, sigurimit shëndetësor, transportit, mospajisjes më uniformë dhe procesit të avancimit”.

(Kosova Sot Online)