Në Gjakovë gjenden tri vetura të vjedhura

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 09:04
Në Gjakovë gjenden tri vetura të vjedhura

Janë gjetur dje tri vetura të vjedhura në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, të gjitha rastet kishin ndodhur dje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E VETURËS -GJETUR

· Fsh. Cërmjan, Gjakovë 07.02.2024-07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur.

· Rr. Londra, Gjakovë 07.02.2024-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur.

· Rr.Ëesli Klark, Gjakovë 07.02.2024- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur.

(Kosova Sot Online)